Saturday , March 6 2021

Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që s’ka fituar asnjë betejë politike? Aurela Basha i përgjigjet qytetarit me lezet

Aurela Basha, bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes së një qytetari në rrjetet sociale. Qytetari e pyet atë se si ndihet që është gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike, ndërsa bashkëshortja e Bashës i përmendi disa fitore të kryedemokratit. Ajo thotë se Basha në vitin 2005 mundi Arben Ahmetajn në një zonë ku PD s’kishte fituar kurrë, në 2009 fitoi Elbasanin dhe në vitin 2011 mundi Ramën në betejën për bashkinë e Tiranës.