Sunday , March 7 2021

Cfarë po ndodh/ Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi largohen nga “Portokalli”?

Së shpejti programi i humorit “Portokalli” do të rikthehet në ekran. Teksa aktualisht zëvendësohet si fashë orare nga “Për’puthen prime”, në “Portokalli” janë duke u bërë ndryshimet për sezonin e ri. Një njoftim zyrtar i Top Channel, fton të gjithë aktorët, tekstshkruesit dhe moderatorët të aplikojnë për audicione për programin e njohur.

Pikërisht audicionet e hapura për moderator, janë ato që ngritën dyshimet për një largim të mundshëm të Enedës dhe Salsanos nga programi.

Ndoshta këtë sezon mund të ketë tre moderatorë, pra dy të sezonit të kaluar edhe një moderator të ri, megjithatë pritet ta zbulojmë kur të dalë promoja zyrtare e programit.