Wednesday , June 23 2021

Tea dhe Bearti shijojnë darkën romantike në vendin panoramik, pamjet të ‘lënë pa frymë’

Çifti më i përfolur Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi pas konfirmimit të lidhjes së tyre, vijojnë të shijojnë romancën. Tea dhe Bearti janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, çifti ka publikuar në Instastory disa pamje magjike ku shfaqen duke shijuar një darkë romantike në ambientet madhështore të Marina Bay Luxury Resort, një nga zonat më panoramike të Qytetit të Vlorës dhe që ofron pamje që të lënë pa frymë.

Kapur dorë për dore, Tea dhe Beart duket se janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin dhe po e shijojnë shumë lidhjen e tyre.