Thursday , March 4 2021

Alketa Vejsiu zbulon detajet për “Love Story 2”. Ndryshimi drastik që do të na gozhdojë para ekranit

Drejtuesja e “Love Story”, Alketa Vejsiu, së fundmi ka dhënë një lajm që e ka lënë publikun në suspancë. Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo ka folur për vijueshmërinë e spektaklit, teksa ka treguar edhe detaje se si do të realizohet “Love Story 2”. Gjithashtu Alketa ka rrëfyer se ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në edicionin tjetër, teksa ka thënë se produksioni i ka nxjerrë përfundimet.

Si i shikon takimet e Saimirit me vajzat? Këto të fundit kanë qenë filma romantik shumë të bukur. Unë i përjetoj emocionet si njeriu që ka sjellë idenë e këtij spektakli dhe si publik.

Sa e lumtur je me realizimin e Love Story? Mendoj se shoqëria shqiptare nuk ishte 100% gati për një format si ky për ta pranuar si mentalitet. Jemi munduar të ruajmë elegancën dhe modelin e mirë të një show si ky. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në edicionin tjetër dhe ne i kemi nxjerrë përfundimet tona.

Çfarë do të doje të kishte ndodhur në Love Story, diçka që nuk ka ndodhur? Do doja të kishim dy protagonist, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë./tvklan.