Saturday , May 8 2021

Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, dy të plagosur. Ja gjendja e tyre (Foto)

Një aksident mes dy makinash ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku janë plagosur dy shoferët. Aksidenti ka ndodhur 2 km përpara tunelit të Elbasanit në drejtim të Tiranës. Fatmiresisht, dy shoferët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje per te zbuluar edhe cilat ishin shkaqet që çuan në përplasjen e dy makinave.

Njëra nga makinat është copëtuar në pjesën e përparme, kurse tjetra është dëmtuar më shumë në atë të pasme.