Saturday , February 27 2021

Karta e vaksinimit, ekspertja e ISHP u bën thirrje qytetarëve: Pajisuni me kartën, ja dobitë që ju sjell

Ekspertja e ISHP, Silva Bino zbuloi në Ditarin e mbrëmjes tha se pasi të përfundojnë kategoritë prioritare për t’u vaksinuar, procesi për pjesën më të shëndetshme të popullatës do të nisë rreth muajit shtator. “Në bazë të dozave që kemi në dispozicion dhe planifikimeve, besojmë se në shtator mund të nisë vaksinimi për grupimet e tjera të popullatës.

Të fundit janë ata që nuk kanë asnjë problem shëndetësor që janë nga 18-64 vjeç”, u shpreh ekspertja e ISHP. Në lidhje me kartën e vaksinimit, që tashmë është publikuar në e-Albania, Bino u shpreh se ajo tregon vetëm që je i mbrojtur dhe sipas rekomandimeve të OBSH, personi i vaksinuar nuk ka përse të kryejë karantinë. “Karta e vaksinimit është njësoj si ajo që kemi pasur kur kemi qenë fëmijë apo ku jemi vaksinuar për sëmundje të tjera. Kjo kartë vaksinimi ka një funksion që tregon se je i mbrojtur dhe funksioni i vetëm administrativ, në bazë të rekomandimit të CDC dhe OBSH është që personat që janë plotësisht të vaksinuar nuk kanë pse të kryejnë karantinë”, përfundoi Bino.