Monday , March 8 2021

Për’Puthen 40/ Bora Zemani tregon kur do nisë emisioni më i ri: Kam pasur dyshime, por shoh që…

Moderatorja e njohur, Bora Zemani ka qenë sot e ftuar në “Shqipëria Live” për të rrëfyer më shumë detaje lidhur me emisionin e ri që do të fillojë në Top-Channel, Për’Puthen 40. Bora ka treguar se emisioni është pothuajse gati për të nisur.  “Kemi afruar dhe ditën e fillimit, pasi pothuajse jemi gati”, tregon ajo.

Megjithatë aplikimet do të vazhdojnë. Në linkun që ndodhet në faqen e Instagramit të Për’puthen mund të klikoni dhe të plotësoni formularin.

“Gjithmonë kemi pasur dyshimin a janë gati shqiptarët, por nga aplikimet e shumta shohim që qenkan shumë gati. Një zonjë tjetër tha që djali nuk do të vij, por unë do vij sepse deri tani kam bërë çfarë kanë dashur të tjerët, tani do të vazhdoj jetën si dua unë”.

Prezantuesja e “Për’puthen 40” zbulon se disa prej konkurrentëve kanë firmosur kontratën dhe midis tyre është një zonjë 64-vjeçare. Opinionist do të jetë sërish Arjan Konomi. Studio do të jetë e njëjta, ashtu si autorja Olsa Muhameti dhe prezantuesja Bora Zemani.