Wednesday , June 23 2021

I dhanë fund beqarisë krejt papritur, modelja shqiptare bën reagimin e parë pas martesës me….

Fero dhe Arbenita janë një nga çiftet më të komentuar në showbizzin shqiptar. Ata janë përfolur shpesh për ndarje dhe ribashkime mes tyre, ndërkohë që së fundmi në rrjet qarkulloi një lajm në të cilin shkruhej se modelja dhe reperi kosovar kishin vendosur t’i jepnin fund beqarisë duke u martuar në fshehtësi.

Këto lajme nuk u komentuan nga dyshja, ndërsa ditën e djeshme ata kanë treguar se janë martuar por jo ashtu siç përflitej, kjo gjë nuk është mbajtur aspak sekret.

Çifti ndanë në ‘Instagram’ fotografinë ku treguan se kishin zyrtarizuar dashurinë e tyre.

“Të sapomartuar”, shkroi Arbenita krahas fotos me reperin, i cili tashmë është bashkëshorti i saj. Ndërkohë ka ardhur dhe reagimi i saj i parë pas hapit të rëndësishëm që ajo dhe Fero morën. 

Modelja ka falënderuar të gjithë personat që e kanë uruar me anë të një statusi në ‘Instagram Story’.

“Faleminderit të gjithëve për urimet”, ishin fjalët e saj të përzemërta.