Tuesday , May 11 2021

13 vite më parë, Luana poston foton kur pozonte dhe theksonte linjat trupore (FOTO)

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun është bërë nostalgjike, dhe ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj disa momente të 13 viteve më parë. Luana ka pozuar për kopertinën e radhës së një reviste atëherë. Me rroba banjo në foton e parë dhe fustan në të dytën, ajo nxjerr në pah linjat elegante.

Krahas fotos, shkruhet se Luana është marrë disa herë me modeling, por tashmë i është dedikuar televizionit. E në fakt, vitet e fundit Luanën e kemi parë shumë të përfshirë në televizion teksa ka drejtuar për 4 sezone radhazi “Shiko kush luan” duke thyer rekorde në audiencë.

Pak javë më parë ajo mbylli sezonin e katërt të emisionit, ku është dhe autore dhe vendosi të udhëtojë drejt Dubait për disa ditë relaksi. Më shumë se relaks, kanë qenë ditë adrenaline, pasi Luana ka provuar disa sporte ekstreme atje, si sky diving, hedhje me parashutë dhe safari në shkretëtirë.