Tuesday , March 2 2021

A do të lirohen masat muajin e ardhshëm? Mjeku shqiptar shpjegon vendimet dhe situatën e Covid-19

Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, ka folur rreth masave dhe kufizimeve gjatë kësaj kohe dhe thotë se është vështirë që ato të shkojnë sërish si ishin pasi përvec covid-19 tani kemi dhe virozat e stinës. Në intervistën për ABC Neës ai thotë: ‘Çdo masë, lirim apo shtrëngim bëhet në varësi të indikatorëve dhe indikatorët sugjerojnë këto masa. Nëse do të ketë rritje të rasteve atëherë masat do të jenë më të shtrënguara’.

‘Kemi shtim të rasteve por jo agresivitet më të madh të virusit. Pra kjo është e pranuar nga të gjithë dhe si pasojë e shtimit të rasteve do të kemi më shumë sëmundshmëri, po ashtu edhe grupmosha më të mëdha me këtë prekshmëri të virusit.

Deri në këtë moment nuk është se ne e kemi konfirmuar, por as nuk e përjashtojmë dot praninë e mutacioneve të reja. Shtimi i rasteve do të reflektohet me sëmundëshmëri më të lartë, por edhe me grupmosha më të larta’. Ndërsa përsa i përket se kur mund të rikthehet situata normale mjeku thot se rreth qershorit dhe majit, por gjithmonë nëse respektohen rregullat si duhet.