Saturday , May 8 2021

Autostrada Tiranë-Elbasan nuk gjen qetësi, përsëri rrëshqitje dherash (FOTO)

Duket se autostrada Tiranë-Elbasan, nuk po gjen paqe nga rrëshqitjet e dherave. Reshjet e dendura që kanë rënë ditët e fundit ka bërë që të ketë rrëshqitje të dheut në Mushqet të njësisë administrative Krrabë pranë autostradës Tiranë-Elbasan. Rrëshqitje e dheut është e konsiderueshme, pasi ka shkuar deri tek barriera anësore e autostradës.

Përveç rrezikut se rrëshqitja mund të jetë më e madhe dhe të bllokojë autostradën, rrezik i madh mbetet edhe për shtëpitë sipër rrugës./desscript