Saturday , May 8 2021

Nis vaksinimi në Elbasan. Edhe Kryeministri i pranishëm.

Ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Elbasanit ka nisur procesi i vaksinimit të personelit mjekësor. 300 doza vaksinash janë programuar për qarkun e Elbasanit ku sipas Ministres Manastirliu procesi nisi sot me vaksinimin e 55 mjekëve dhe infermierëve në Elbasan dhe do të vijojë në ditët në vazhdim me Spitalin e Librazhdit, Gramshit e kështu me radhë në të gjithë qarkun.

Gjithashtu ditën e sotme Kryeministri Rama ndoqi punimet që po kryhen në pediatrinë e Elbasanit, dhe sipas tij do të pësojë një transformim rrënjësor, raporton elbasaniplus.