Monday , March 8 2021

Nuk është gjithçka aq bukur sa duket, Klaudia Pepa tregon “pasojat” profesionale

Klaudia Pepa së fundmi ishte protagoniste në videoklipin më të ri të këngëtarit të njohur italiane, Fabrizio Morro. Klaudia është një nga balerinat më të suksesshme shqiptare, të cilën shumë vajza të vogla të të njejtin profesion, e shikojnë si idhull. Por, përtej performancave të bukura apo postimeve të shumta në rrjete sociale, ku shfaqet gjithmonë në super formë, ka edhe disa “pasoja të fshehta”.

Balerina ka publikuar në Instastory dy foto ku shfaqen këmbët me të nxirra të shumta dhe të vrara, gjë e cila i ndodh çdo balerine për hir të performancave.