Tuesday , April 20 2021

Elbasan/ Digjen dy automjete gjatë natës, ishin parkuar afër gjykatës

Një automjet tip “Skoda” parkuar në afërsi të Gjykatës së Elbasanit ka marrë flakë gjatë mbrëmjes të së martës, teksa si pasojë është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar ngjitur me të. Zjarri fillimisht ka rënë në mjetin tip “Skoda” me targë AA279SR dhe më pas është përçuar edhe në mjetin tjetër.  Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që flakët të viheshin në kontroll, duke bërë që mjetet të mos digjeshin plotësisht.

Policia po punon për identifikimin e pronarëve të automjeteve si dhe për janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse zjarri ka qënë për ndonjë defekt teknik apo i qëllimshëm.