Sunday , April 18 2021

Jo të gjithë do të lejohen/ Del vendimi i radhës për pikën kufitare të Kapshticës. Kush do të lejohet të kalojë?

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të vijojë të jetë e bllokuar deri më datë 08 mars, teksa vendimi është në kuadër të masave anti-covid. Njoftimi vjen nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila gjithashtu sqaron se vendimi për shtyrjen e afatit të bllokimit është marrë nga qeveria greke për shkak të pandemisë COVID-19.

Për pasojë, deri më datë 8 mars, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.