Friday , April 23 2021

Lirim masash harrojeni; Skënder Brataj propozon këtë metodë kufizimesh

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare është shprehur gjatë takimit me mjeket e diasporës se mund të këtë kufizime të tjera, për shkak të situatës së pandemisë.  Ai tha se të gjithë faktorët që ndikojnë në përhapjen e infeksionit janë marrë si opsion. Brataj përmendi dhe rastin e Italisë apo Britanisë që u ndanë me zona, të kuqe si zonat me infeksionin më të madh, apo zona portokalli ku imponohen masa disi më të lehtësuara.

Jeni duke menduar për uljen e orës policore në 18:00?

-“Flitet, por janë gjëra që nuk janë marrë vendime, opsionet janë të gjitha ato që bëjnë vendet e botës, çdo dy javë lirojnë ose shtrengojnë masa, i ndajnë me zona të kuqe ose portokalli, edhe tek ne do shohim, besoj së shpejti së afërmi, që të vlerësohet dhe njëherë në bazë të indikatorëve. Në bazë të tyre do merren masat.”

Është si opsion apo jo?

-“Ka shumë opsione, unë marr gjithë opsionet e botës, që nga ulja e orarit rishikimi i orareve të shkollës, të gjithë ato faktorë që ndikojnë në përhapjen e infeksionit.”