Tuesday , April 20 2021

Në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikane! Ja sa do të shkojnë temperaturat në fundjavë

Gjatë fundjavës pritet që një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore të ngjitet në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë veriore. Sipas MeteoAlb, kjo re pluhuri zbret nga Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë. Këto masa ajrore do të ndikojnë në rritjen e temperaturave në vendin tonë deri ne 25 grade.

Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës.