Tuesday , April 20 2021

Brataj tregon gabimin që të dergon në fatalitet “Nga dita e 5 në të 7-n asnjë lloj…”

Skënder Brataj, Shefi i Urgjencës Kombëtare, ka folur së fundmi për situatën e Covid-19 në vend dhe theksoi ndër të tjera se pranvera është kritike sa i përket infektimeve të reja, të cilat ditët e fundit e kanë kaluar shifrën e 1000 të prekurve. “Në dy apo tri ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra po arrijmë në atë fazën e sheshtë, më pas nis zbritja.

Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Kritike për mua është edhe pranvera”,- tha ai. Kreu i Urgjencës kërkoi gjithashtu nga qytetarët e prekur me Covid-19 që të mos mbingarkohen me ilaçe që në ditët e para.

“Të gjithë personat që kanë përfunduar në fatalitet, kanë qenë nga këta pacientë që kanë filluar një sulm me medikamente. Edhe anti-koagulanti ka çuar në hemorragji. Gjëja më e tmeŗrshme është që thuhet të merret antibiotiku për dy javë. Nga dita e parë deri tek dita e pestë, asnjë lloj antibiotiku, vetëm në ditën e 7-të. Nga dita e 5-të në ditën e 7-të, nëse ka persistencë të simptomave, është momenti që të bëhen analizat e gjakut.  Është si të dalësh në një fushë-betejë dhe ke marrë të gjitha aŗmët, t’i zbrazësh të gjitha aŗmët, në momentin që vjen aŗmiku ngre duart lart”,- tregoi ai.