Thursday , April 22 2021

Si i bëhet me urbanet që mbushen plotë në kohë Covidi? Ja përgjigjja e Rakacollit që habiti gazetarët

Kryetarja e Komitetit Teknik, njëkohësisht edhe zëvendës ministrja e Shëndetësisë është pyetur nga gazetarët se çfarë masash janë marrë për mbushjen e urbaneve plot. Kujtojmë se në Tiranë, në orët e mëngjesit urbanët mbushen plot e përplot duke rritur përhapjen e koronavirusit. Rakacolli u përgjigj se njerëzit nuk i detyron njeri të hipin në urbane dhe në momentin që i shohin autobusët plot të mos i përdorin.

 “Vazhdojmë të kemi fëmijë të infektuar. Ka një përmirësim të lehtë pavarësisht se kemi ende të infektuar. Për kontrollet në urbane, vijojnë të bëhen. Gjithsesi zgjedhja është personale. Nuk arrihet suksesi me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në urban, kur shihet që është plot nuk hipet. E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por që duhet të kujdesemi për veten dhe familjarët. Gjithsesi, inspektoriati është duke punuar”, tha Rakacolli.