Tuesday , April 20 2021

Ish-deputetja e PS humb bashkëshortin nga Covid-19: Nuk ja doli dot

Bashkëshorti i ish-deputetes socialiste, Valentina Leskaj, ka ndërruar jetë nga COVID ditën e sotme. Lajmin e bën të ditur vetë ish-deputetja nëpërmjet një postimi në facebook, ku thotë se sot është një ditë mjaft e vështirë për të. Leskaj shkruan se i shoqi nuk mundi ta fitonte betejën me koronavirusin, ndërsa njofton se ceremonia mortore do të jetë private, për shkak të situatës me COVID.

Postimi:

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit.

Për shkak të situatës ceremonia do jetë private.

Ju falenderojmë për mirkuptimin.”, shkruan Leskaj.