Friday , April 23 2021

Saimiri iku në Gjermani pa të, bukuroshja nga Elbasani flet për herë të parë dhe tregon arsyen

Ditën e djeshme, Saimiri i “Love Story” u nis për në Gjermani. Ai publikoi në rrjete sociale një foto të avionit, krahas së cilës shkroi: “Mirupafshim!” . Meri Murrizi, vajza që përzgjodhi në finalen e spektaklit, nuk është parë askund pranë tij dhe kjo ka bërë kuriozë ndjekësit. Po Meri iku në Gjermani? Përgjigjja është jo dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ajo.

Teksa bukuroshja nga Elbasani ka publikuar një foto në rrjete sociale, një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse ka ikur me Saimirin. Meri ka treguar se ajo ndodhet në Shqipëri, ndërsa Saimiri është larguar për punë.

“Unë jam në Shqipëri, ndërsa Saimirit i duhej të shkonte në Gjermani për punën”, ka replikuar bukuroshja.