Tuesday , April 20 2021

Shêrr me sende të forta mes të rinjve në Cerrik, ka të plagosur

Një shêrr i dhùnshëm mes disa të rinjve ka ndodhur në fshatin Valas të Elbasanit. Mësohet se ata janë konfliktuar me sende të forta dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht policia ka ndërhyrë duke shmangur kështu përshkallëzimin e situatës. Sipas informacioneve, deri tani 5 persona janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen.