Friday , April 23 2021

“Do Zoti sa më shpejt…por bëni kujdes”. Alimehmeti e nis ditën duke dhënë lajmin e mirë më në fund

Epidemiologu shqiptar Ilir Alimehmeti ka dhënë së fundmi një lajm të mirë për të gjithë ne. Ai ka theksuar se ngrohja e motit dhe rritja e temperaturave do të sjellë ulje të rasteve. Më tej, Alimehmeti shtoi se situata nga Covid -19 do të njohë përmirësim gjatë javëve të ardhshme.

“Shpresoj që me ngrohjen e motit, me këto situatat ku ne ulim dendësinë e populates, i largojmë njerëzit, dalim në ajër të hapur kjo do të ketë një tendencë ulje graduale që shoqërohet dy javë mbrapa me ulje të shtretërve spitalorë dhe fatkeqësive do zoti sa më shpejt por kujdes. Aksidentet më të mëdhaja në aplinizëm ndodhin gjatë zbritjes në malit. Ky është momenti kur ne do të lirojmë gjithçka por ulje nuk do të thotë zhdukje.” – tha Alimehmeti në Përballë.