Tuesday , April 20 2021

Habit Halim Kosova me deklaraten: Më vjen ta marr Ramën në telefon dhe ta zgjidh pandeminë për vetem…

Halim Kosova, ish-ministri i Shëndetësisë i periudhës së qeverisjes së ish-kryeministrit, Sali Berisha ka deklaruar se ai mund ta zgjidhë situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit për 2 javë. Kosova ka theksuar se ‘kushdo që ndjen që do të bëjë diçka të përveshë mëngët. Po të isha ministër do jepja një numër telefoni, që kushdo ka ide për zgjidhjen e situatës të flasë”

“Nuk zgjidhet me frymë të shpejtë, por them se janë kapacitet që nuk janë përdorur, usaid për shembull ka financuar para disa vitesh sistemin e telemedicines, nuk e kam parë që në këtë situatë që të përdoret kjo, që rrezik mos e kanë kthyer në magazinë. Unë nuk i ndahem , që ti të ndryshosh diçka në shëndetësi duhet ta kesh në zemër atë punë, nga aty do shkojë në tru, që të bësh një gjë për popullatën. Nuk ka njerëz profesionistë, se emërohesh në këtë karrige, por bëhesh me eksperiencë , unë jam rritur me pacientin. Kushdo që ndjen që do të bëjë diçka të përveshë mëngët. Po të isha ministër do jepja një numër telefoni, që kushdo ka ide për zgjidhjen e situatës të flasë. Sekreti është të bësh gjerat e thjeshta në mënyrë rigoroze. Më vjen ta marr Ramën në telefon ta zgjidh situatën për dy javë”, ka deklaruar për Top Channel, Halim Kosova.