Wednesday , April 21 2021

La Zvicrën për t’u bërë pjesë e politikës, ja cilës parti politike do t’i bashkohet Floriana Garo

Ish-Missi dhe moderatorja e njohur Floriana Garo është shkëputur nga televizioni dhe prej vitesh jeton në Zvicër. Por duket se diçka e ka kthyer sërish në Shqipëri Florianën. Zërat thonë se Floriana do t’i bashkohet politikës, thuhet se bukuroshja durrsake do t’i bashkohet fushatë së Partisë Demokratike.

Kujtojmë se edhe më parë në intervista të ndryshme në Shqipëri, Floriana nuk ka ngurruar që të shprehë rezervat ndaj qeverisjes aktuale ku ka thënë se ky sistem i korruptuar po përpiqet që vetëm t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum.

E shoh një politikë-bërje shumë problematike që e dëmton çdo ditë e më shumë popullin. Një sistem të korruptuar që vetëm do t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum, e me njerëz të lodhur që janë të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. E shoh me një dëshirë të zjarrtë të bëj diçka për ta ndihmuar situatën të ndryshojë. Zvicra më ka bërë të mendoj kështu, pasi bëj krahasimin. Këtu populli ka rëndësi, atje jo”, është shprehur në një intervistë Floriana përpara disa kohësh.

Në postimin e fundit e saj në instagram Floriana ka postuar një foto ku ka vendosur edhe lokacionin që tashmë ndodhet në Tiranë.