Friday , April 23 2021

“Unë të paralajmëroj”. Analisti i njohur bën deklaratën e fortë te emisioni i Fevziut: Së shpejti prisni…

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një paralajmërim të fortë në Opinion mbrëmjen e djeshme. Ai tha se shumë shpejt do të ketë një dênoncim të projektit të impiantit të ujërave të zeza në Tiranë. Më tej analisti tha se janë paguar mbi 95% e parave të projektit dhe në terren janë rreth 40% të zbatuar.

Diskutimi:

Lorenc Vangjeli: Do kesh një dênoncim shumë të madh, bëhet fjalë për impiantin e ujërave të zeza të Tiranës. Nëse merr rrugën e Kombinatit.

Blendi Fevziu: Po ti e ke dênoncimin aty?

Lorenc Vangjeli: Po unë të paralajmëroj sipas zakonit.

Monika Kryemadhi: Damian Gjiknuri e ka bërë nja shtatë herë.

Blendi Fevziu: Le të vijë është i mirëpritur.

Lorenc Vangjeli: Janë disa dhjetëra milionë Euro kredi të qeverisë japoneze që me to ka ndodhur një gjë shumë e çuditshme.

Blendi Fevziu: Kanë avulluar.

Lorenc Vangjeli: Janë paguar mbi 95% e parave të projektit dhe në terren janë rreth 40% të zbatuar.

Monika Kryemadhi: Në bùrg të shkojnë të gjithë kush e ka bërë këtë gjë.