Tuesday , April 20 2021

Vazhdon procesi i vaksinimit të të moshuarve në Elbasan, të shtunën mbyllet…

Vijon procesi i vaksinimit te bluzave të bardha me spitalet bashkiake në qarkun e Elbasanit. Së fundmi janë vaksinuar edhe 16- të moshuar rezidentë në qendrën sociale “Balashe” ndërsa personat e tjerë në këtë qëndër do të vaksinohen me grupet e tjera të popullatës. Vetëm 16 të moshuar në Elbasan kanë mundur të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Ata janë̈ rezident në qendrën sociale , ndërsa të moshuarit e tjerë̈ ditor nuk kanë mundur të përfitojnë vaksinë në fazën e parë. 125 vaksina janë kryer në 24 orët e fundit në Elbasan në repartin e hapur pranë̈ urgjencës së qendrës spitalore.

Sipas burimeve zyrtare deri të shtunën pritet të mbyllet faza e parë , për të vijuar me pas me fazën e dytë ku do të vaksinohen të moshuarit personalitete dhe ata mbi 90-të vjeç. Ndonëse Shqipëria është shumë pas me procesin e vaksinave të moshuarit në Elbasan janë në pritje të marrjes së vaksinës. Për shumë prej tyre nuk është e rëndësishme origjina e vaksinës , por ky proces të ecë me ritme më të shpejta.

Por ka edhe nga ata të moshuar që i kanë kaluar të 80-tat, por thonë̈ se nuk do ta bëjnë vaksinën, ose të tjerë që do ta bëjnë vetëm të mos pengohen kur të shkojnë̈ te fëmijët jashtë̈ vendit. Kujtojmë se në 24 orët e fundit në qarkun e Elbasanit u regjistruan 60 raste pozitive me covid 19-të, si dhe tre humbje jete .