Tuesday , April 20 2021

A do përdoret vaksina AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç? Specialistja e ISHP jep detajet dhe sqaron qyetarët

Pritet që në ditët e ardhshme të vijnë vaksinat anticovid. E ftuar në “Wake Up”, shefja e Sektorit të Vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj ka dhënë disa detaje të reja. Ka përfunduar vaksinimi i personelit shëndetësor prioritar dhe po vazhdohet me pjesën tjetër derisa të plotësohet i gjithë personeli shëndetësor. Me përfundimin e spitaleve shtetërore, ne kemi filluar gradualisht edhe me vaksinimin e stafit të spitaleve private.

Për sa i përket përdorimit të vaksinës së AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç, specialistja theksoi:

Gjermania pati një diskutim të tillë, por së fundmi e ka tërhequr këtë fakt. E tërhoqi faktin se nuk do të vaksinonte mbi 65 vjeç. OBSH dha rekomandime të qarta pasi vlerësoi të gjitha raportimet që janë bërë nga kompania dhe është thjesht që nuk është provuar shumë në mosha të mëdha, por aty ku është provuar ka rezultuar se është efikase.

Edhe te ne diskutohet goxha, kemi një komitet këshillimor që mblidhemi dhe shkëmbejmë informacione të shumta. Është diskutuar shumë edhe kjo pjesë e vaksinës AstraZeneca dhe nuk mendoj se do të ketë kufizim në moshë. Është e rëndësishme që ne do të na vijë kjo vaksinë, do të na vijë në sasi të mëdha në mars dhe prill.