Tuesday , April 20 2021

Grimerja shqiptare gjen ‘parajsën’ në Dubai, tregon shumën marramendëse që fiton për të bërë një nuse

Merita Merja është një ndër ”make up” artistet më të njohura në vendin tonë. Fama e saj ka shkaur përtje kufijve. Ajo tregoi ndër të tjera dhe eksperiencën e saj të punës në Dubai. Prej 6 vitesh, grimierja ofron mësime make up-i. Gjithashtu ajo kuron pamjen e grave që duan të duken të bukura dhe unike.

Ajo tha se ka bërë nuse gruan e një sheiku, ndërsa tregoi gjithashtu dhe shumën marramendës që merr për të rregulluar një nuse. “Mos të them 10-fishin e Shqipërisë. Nëse një nuse këtu në Shqipëri e bëj për 300 mijë lekë dita, atje për 3 mijë dollarë”, u shpreh Merita në “Abc-ja e mëngjesit” .

Ajo tashmë ka nxjerrë në treg dhe produktin e saj të “make up”-it, ku edhe zbuloi se e krijoi gjatë bllokimit në Dubai, prej karantinës. “Ngela në Dubai dy muaj e gjysmë para një vitit në karatinë. Kisha shumë kohë, nuk kisha çfarë të bëja brenda dhe duke menduar thashë duhet të bëj diçka”, tregoi ajo.

“Fabrikat më kishin kontaktuar prej shumë kohësh dhe në momentin që isha atje mendova dhe eksplorova diçka të bukur për veten, dhe si fillim thashë dua të bëj një paletë. M’u deshën shumë muaj për të vendosur, testuar dhe krijuar atë që doja. Në atë paletë kam krijuar të gjitha aromat e trëndafilave dhe e kam quajtur “Eternity Palette“, zbuloi Merita rreth eksperiencës së saj./NOA.al