Tuesday , April 20 2021

‘A ke pasur marrëdhënie me Andin?’ Melisa Lleshi e thotë përgjigjen e prerë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe tanimë artistja e re, Melisa Lleshi ka fituar mijëra fansa në vendin tonë. Melisa vendosi më herët që të hiqte dorë përfundimisht nga programi “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”.

Ndërkohë, është aluduar herë pas here në rrjet për një lidhje të mundshme mes Andit dhe Melisës. Së fundmi, Andi dhe Melisa janë fotografuar duke bërë shopping së bashku. Ndërkohë, duket se Melisa ka një përgjigje për këto dyshime që kanë bërë xhiron e rrjetit. Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë 60 sekondëshe për ‘Prive’, ajo ka mohuar që është në një lidhje më Andin.

Intervista:

Gazetari: A parapëlqen meshkujt zeshkanë apo bjondë

Melisa: Zeshkanë, por jo zeshkanë të mbyllur.

Gazetari: Si Andi diçka?

Melisa: Joo…

E pyetur nga gazetari se a ka pasur marrëdhënie intime me Andin, ajo u përgjigj e prerë “Jo”.