Tuesday , April 20 2021

Infektimi nga COVID, Mjeku zbulon sa ndihmon grafia në fazat e para. Ka dicka edhe për skanerin

Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji në një intervistë për News 24, ka komentuar situatën e COVID në vendin tonë, ku tha se grafia nuk është një ármë që ndihmon shumë në fazën e parë të COVID.

Rekomandohet grafia tek fëmijët?

Në dëmtimet e COVID grafia nuk është një armë që ndihmon shumë. Sidomos në fazën e parë. Në fazën e parë ajo thuajse nuk tregon asgjë. Kjo e bën të vështirë diagnostikimin. Unë mbështetem shumë tek klinika.

Dua të ndalemi tek skaneri…

Ka njerëz që kanë kaluar COVID dhe unë nuk iu kam bërë skaner, kjo duke u ndikuar dhe nga shenjat e pakta klinike. Këtu duhet dhe marrëveshje ‘zotërinjsh’ me pacientët që ‘ndiqemi në këtë mënyrë dhe shohim rrugës’. Skaneri është zgjedhje, e mjekut sa i përket klinikës së pacientit, por dhe e këtij të fundit. Pacienti sa vjen thotë; unë dua të bëj skanerin. Unë iu them; ‘skaneri nuk mjekon’.

Sa i dëmshëm është skaneri?

Është një ekzaminim që nuk doli sot, por aplikohet prej shumë vitesh. Nuk e quaj korrekte këtë bisedë, por nga ana e atyre që e ngrenë këtë problem. Kam dëgjuar abuzime me këtë temë. Ai do duhet të bëhet kur është e domosdoshme. Kur kërkohet nga mjeku, për të tjerat pastaj kam rezerva.

Kur duhet bërë skaneri?

Përgjigja ndaj COVID, po bien dakord i gjithë komuniteti shkencor në botë, është individual. Ndaj jam pro ndjekjes individuale, dhe jo përmes telefonit. Pacienti dëgjohet me vesh dhe përmes ankesave të tij. Për skanerin do të thoja se nuk duhet të bëhet më parë se dita e 7.