Tuesday , April 20 2021

Maunia humb kontrollin në Elbasan, lëndohet shoferi, shpëtojnë fëmijët

Drejtuesi i një maunie është lënduar lehtë pasditen e sotme në Elbasan. Automjeti me të cilin po transportonte tulla përfundoi mbi rrethrrotullimin e Bradasheshit në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se fatmirësisht nga aksidenti kanë shpëtuar për mrekulli disa banorë të zonës, mes tyre edhe fëmijë të cilët ishin jo më larg se 10-15 metra nga vendi ku maunia humbi kontrollin. Trafiku u bllokua për disa minuta në këtë aks./abcneës/