Tuesday , April 20 2021

Në prag 8 Marsi, Miriam Cani prek me fjalët për nënën e ndjerë

Këngëtarja e njohur Miriam Cani e ka humbur mamanë e saj 12 vite më parë. Këngëtarja e ka përkujtuar atë sot përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një foto të saj kur ka qenë e re, teksa ka shkruar dhe disa fjalë prekëse. “Sot u bënë 12 vite pa ty mami. Më mungon në çdo frymëmarrje”– janë fjalët e Miriamit për nënën e saj të ndjerë.

Këngëtarja ka treguar dhe më parë për raportin e veçantë që ka patur me të ëmën, teksa u shpreh se mbetet një model për të.