Monday , April 19 2021

Në ditën e gruas, drejtoresha e spitalit surprizon infermieret e infektivit në Elbasan

Kjo e hënë në 8 Mars përkoi me ditën ndërkombëtare të gruas dhe me sakrificat e përditshme. Ky vit ka qënë tejet i vështirë për gratë që mbajnë të veshura bluzat e bardha pasi janë hasur me vështirësi të mëdha për shkak të Covid-19. Në shenjë falënderimi për punën e tyre dhe në këtë ditë që ju dedikohet grave drejtoresha e Spitalit Infektiv në Elbasan ka dhuruar nga një trëndafil të kuq për të gjitha punonjëset.

Ndërkohë në spitalin e Elbasanit vijojnë të jenë të shtruar për tu kuruar nga Covid 26 pacientë./CNA.al