Friday , April 23 2021

Vite pas martesës, Geti tregon momentin më të sikletshëm nga dasma me Marinën

Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi, i njohur si Geti, janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Lidhja e tyre vazhdon që prej shumë kohësh dhe në Shtator të 2017-ës e kurorëzuan dhe me martesë.Së fundmi, Geti ishte i ftuar në emisionin “NIN”, me Alaudin Hamitin.

Gjatë intervistës, ai rrëfeu momentin më të sikletshëm gjatë dasmës me Marinën. Dyshja kishin bërë një gabim gjatë prerjes së tortës, por e kishin kaluar pa e kuptuar askush.

“Momenti i tortës, janë do momente që bëhen për formalitet. Torta ishte shumë e madhe, mirëpo baza e saj ishte stiropor. Ata që e kishin përgatitur tortën thanë se duhet ta prisnim nga poshtë, por ishte dashur nga lart. Kështu unë ia dhashë Marinës dhe ajo më shikoi pastaj e preu një copë të madhe duke ma dhuruar dhe si jemi larguar pak e kemi hedh në zall stiroporin”, tregoi reperi.