Wednesday , April 21 2021

A do të ketë prezantuese të tjera krah Fjoralbës në Portokalli? Përgjigjet vet moderatorja

Sikurse është bërë e ditur tashmë, pas largimit të Xhemi Shehut nga Portokalli dhe Eneda Tarifës, vendin e tyre do e zërë moderatorja Fjoralba Ponari. E ftuar në rubrikën “N’Trip” në emisionin “E diell” fundjavën  që lamë pas, ajo u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që një ditë do të ishte prezantuese e këtij spektakli.

“Sapo më është besuar, e them me bindje, projekti më sfidues në televizionin e Top Channel. Bëhet fjalë për Portokallinë. Për hir të së vërtetës ka qenë një nga ato projekte që nuk e kam menduar veten kurrë që do të bëhesha pjesë e aq më tepër që do e moderoja. Për një arsye të thjeshtë, sepse kam menduar historikisht se aty do të ishte dikush që kishte një background që i përket aktrimit. Megjithatë po të shihni historikun e moderatoreve, nuk kanë qenë aktore të gjitha apo aktorë të gjithë ata që e kanë moderuar. Por me aq sa më tha dhe bordi drejtues e rëndësishme është që të kesh të dhëna të mira dhe të jesh bashkëpunues dhe çdo gjë tjetër zgjidhet. A do të zgjidhet? Mbetet për t’u parë”, tha Ponari.

Së fundmi Fjoralba i ka hequr dyshimet e të gjithëve në lidhje me prezantuesit, duke treguar se në moderimin e “Portokallisë” do të jenë vetëm ajo dhe Salsano Rrapi.