Friday , April 23 2021

Atdheu dhe Bora kthehen në temën e ditës në rrjet pasi pozuan bashkë

Atdheu ka publikuar së fundmi një foto me Bora Zemanin, moderatoren e “Për’puthen” të cilën të gjithë konkurrentët e komplimentojnë shpesh. “Me të bukurën Borë”, shkruan Atdheu krahas fotos e cila ka shkaktuar një mori reagimesh. Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët kanë vënë në “lojë” Atdheun, lidhur edhe me deklaratat e tij të fundit për Antonelën, duke e ngacmuar nëse ka puthur edhe Borën.

“Kur klasa është plot me vajza, por ty të pëlqen zysha”, ka qenë komenti që ka shkaktuar më tepër humor në postimin e konkurrentit kosovar, i cili këto ditë ka rrëmbyer vëmendjen e portaleve.