Tuesday , April 20 2021

Greqia jep lajmin e keq! Mbyllet Kakavija deri në këtë datë, gjendja nga Covid-19 s’është e mirë

Autoritetet e policisë greke, në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, kanë marrë vendimin për shtyrjen e afatit të bl lokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22 mars të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë pol icisë kufi tare. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.

Ndërkohë, nga kjo pikë do të lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe futja në Shqipëri për këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 22:00.