Thursday , April 22 2021

Rudina Dembacajt poston videon duke kërcyer, ish-burri bën komentin epik

Ndarja e Rudina Dembacajt dhe Aleksandër Varfaj bëri bujë në rrjetet sociale, teksa vajza e çiftit pas divorcit u vendos nën kujdestarinë e Rudinës dhe partnerit të ri të saj, Mark Frrokut. Mirëpo edhe pse lidhja e Rudinës dhe Aleksandrit mori fund, marrëdhënia e tyre duket se është në paqe.

Së fundmi moderatorja e njohur ka postuar një video ku kërcen me vajzën e saj dhe të Aleksandrit, Viktorian, teksa në sy ka rënë komenti i ish-burrit të Rudinës. Ai ka reaguar duke komentuar me dy zemra, ndërsa thuhet se dyshja mban një lidhje miqësore për shkak të vajzës.