Wednesday , April 21 2021

Koronavirusi nuk ndalet/ Ditë zie për aktorin e njohur të humor, COVID i merr jetën gruas së tij

Bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Muharrem Hoxhës, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Sipas “Shqiptarja.com”, Jalldiz Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi nuk mund ta fitonte betejën me COVID-19. Çifti ishin zhvendosur për të jetuar në qytetin e Pogradecit, pikërisht për të qenë më të mbrojtur nga COVID, por fatkeqësisht 65-vjeçarja u infektua dhe virusi i mori jetën.