Thursday , April 22 2021

Pas Atdheut, edhe një tjetër konkurrent largohet nga “Për’puthen”

Ditën e sotme në “Për’puthen” pati një përplasje të ashpër mes Atdheut, Antonelës, Elvisit dhe Arjanit. Antonela solli dhe një herë në vëmendje puthjen e famshme me Atdheun dhe nxori një postim që Elvisi bëri disa ditë më parë, duke i dalë në mbrojtje Atdheut. Gjatë këtij debati të ashpër, Atdheu u largua nga studioja, ndërkohë që Elvisi po qëndronte aty duke u përpjekur që të jepte shpjegime për postimin. Ndërkohë sot, para transmetimit të emisionit, Atdheu konfirmoi se është larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.

Ndërkohë së fundmi Atdheu ka ngritur dyshimet se së bashku me të ka lënë “Për’puthen” edhe Elvisi. Ai ka publikuar një foto në Instagram përkrah këtij të fundit dhe ka shkruar: “Në të mirë e në të keq”. Këtë foto e ka ripostuar edhe Elvisi, i cili duket se i ka hedhur një thumb Arjanit.

“Në ca gjëra, nuk përdoret lapsi hiç”, ka shkruar Elvisi