Tuesday , April 20 2021

Aeroporti i Rinasit/ Së shpejti nisin fluturimet nga Tirana drejt këtyre dy vendeve

Wizz Air, linja ajrore e avionve njoftoi sot vendosjen e avionit të 4-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA) më datën 28 maj 2021, duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga Aeroportin i Rinasit drejt Malmö-s dhe Stokholm-it, në Suedi. Avioni i katërt i Wizz Air do të operojë gjithashtu me fluturimet për në Ankona, Pescara, Genova dhe Romë Ciampino.

Biletat tashmë janë në shitje në wizzair.com dhe në aplikacionin celular të linjës ajrore me çmime që fillojnë nga 19,99 EUR.

Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë rreth një vit më parë duke ulur 3 avionë dhe duke shtuar pesëmbëdhjetë destinacione në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të 2017-s nga Budapesti.

Linja ajrore ka transportuar mbi 650 mijë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë që kur ka shkelur në tregun vendas. Së bashku me gjashtë itineraret të reja, sot Wizz Air do të ofrojë mbi 1,200,000 vende në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës në 2021.