Wednesday , April 21 2021

Edi Rama shpjegon se pse e vendosi të 19-tin në Tiranë Pandeli Majkon. Ka dy fjalë edhe për Berishën

Edi Rama ka shpjeguar renditjen në vendin e 19-të të Pandeli Majkos në listat e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Tiranës. “Paneli Majko ka 30 vite që është në vijën e parë në nivelin më të lartë të PS-së. Ai, unë, Ruçi nuk mund të rrimë në majë dhe të shikojmë cfarë ndodh aty ky është objektivi. Aty është balli i përballjes me kundërshtarin, jo në majë të listës” tha ai te “Real Story”.

Më pas Edi Rama u ndal te Sali Berisha. “Sali Berisha në PD për historinë për gjithçka ka ndodhur brenda PD ka meritat e veta, por a janë mjaftueshme që duhet të jetë akoma në listë? Ne nuk po shkojmë përpara popullit për panaire të monumenteve të statujave të vazove që kemi në koleksionin tonë. Sali Berisha në PD ka meritat e veta, por a janë ato merita të mjaftueshme që ai të jetë akoma në listë?” tha ai.