Friday , April 23 2021

Studentja nga Elbasani vuan nga tumori në kokë, nuk flet e as dëgjon, shokët i japin shpresë

Kristina është një vajzë e re e cila banon në Elbasan. Kristina vuan nga tumori në kokë. Ishin pikërisht shoqet e shokët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” që kërkuan ndihmë tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”. Miqtë e saj u sensibilizuan duke në rrëfyer historinë e dhimbshme të shoqes. Ata e duan Kristinën dhe duan që të duket si në fotografitë e albumit ku kishte një jetë aktive e të gëzueshëm, ndërsa tani jeta e saj është tjetërsuar nga sëmundja e rëndë që ka.

“Kristina vuan nga disa tumore që i ka në kokë, ka që në vit të parë, ajo ka gati tre vite që vuan nga kjo sëmundje, gjendja e saj është përkeqësuar”,-thotë një mikesha e saj e fakultetit.

Në vitet e para të gjimnazit Kristina ishte një nga nxënësit më aktive ndërsa sot ajo nuk i ndjek më normalisht studimet që ka nisur në degën e mamisë në fakultet.

“Kristina ka nevojë për ne, i kemi munguar tepër, mendoj të shkojmë tek ajo për vizitë dhe ta shikojmë gjendjen e saj nga afër”,-thotë një mikeshë tjetër e saj.

Me ta takuar në banesën e saj nuk mungojnë fjalët e ngrohta. Shoqet e saj të gjimnazit kanë plotë histori për të kujtuar me nostalgji për kohët kur Kristina ishte e barabartë mes tyre dhe për ditët kur sëmundja i pushtoi kokën dhe trupin . “Ne jemi këtu për Kristinën, për ta motivuar, e duam dhe do ta mbështesim gjithmonë”, -thotë një mikesha e saj e gjimnazit.

“Mbaj mend që Kristina ka qenë shumë e shkathët, sociale, vitale më mungon shumë ajo pjesë e saj. Ndërsa shokët e universitetit nuk do arrinin ta njihnin nga afër Kristinën, e jo për faktin se mësimi zhvillohet online por se tashmë nuk mund të dëgjojë e të flasë. Por është gjyshja e Kristinës që futet në sistem për tu përgjigjur për të.

“Ne e takojmë për herë të parë Kristinën, ne të njohim tani, ti je një vajzë plot ëndrra dhe ne do ja dalim. Kur Kristina nuk përgjigjej, është e dhimbshme, ti gjyshja e saj ishe gjithmonë atje. Është shumë me fat që të ka”, -i drejtohet një mikeshë e fakultetit gjyshes së Kristinës. “Jeta më ka dënuar keq me Kristinën, më ka plagosur rënë me Kristinën, jam mpirë, kur ju shikoj ju inshalla dhe Kristina ime bëhet si ju, do isha nëna më e lumtur në botë”,-thotë gjyshja e vajzës me tumor.