Monday , April 19 2021

E papritur për fansat! Pas 4-vitesh lidhje, ndahen Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez?

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Lajmi është konfirmuar nga disa burime për “E News”, duke thënë se gati dy vite pas propozimit magjik të Alex për martesë, ata kanë vendosur që të mos e vazhdojnë më lidhjen. Lajmi ishte shumë i papritur për fansat, të cilët shikonin në profilet e tyre në rrjetet sociale foto apo video me dedikime dashurie.

“Shkurti është muaji ynë special… muaji i përvjetorit tonë… ne u takuam për herë të parë në 1 shkurt. Hera e parë që dolëm bashkë ishte 2 ditë më vonë dhe që atëherë nuk ka pasur një ditë që ne nuk kemi qenë bashkë dhe nuk kemi folur. Ti më bën të qesh, e dua shumë sensin tënd të humorit dhe si ti bën çdo vend ku hyn më të lumtur. Të dua ty dhe gjithçka që ti bën për mua dhe me mua”, shkroi Lopez në një postim në 14 shkurt.

Më herët gjatë këtij viti, Alex Rodriguez është shprehur se shpresonte që këtë vit do të martohej me Jennifer, duke qenë se ata shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë.

Nga ana tjetër kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se Alex kishte trádhtuar Jennifer me me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u ákuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.

Por Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.