Friday , April 23 2021

Elbasan/ Nuk ka tolerime, policia mbyll festën e ‘Natës së Verës’ në oren 20.00

Festimet e Natës së Verës janë ndërprerë nga policia në oren 20.00 në qytetin e Elbasanit. Efektivët e rendit kanë kërkuar respektimin e orarit të karantines. Fillimisht qytetarët janë revoltuar.

Me tej administratorët kanë mbyllur lokalet dhe qyetarët u janë drejtuar shtëpive. Kjo ishte një natë vere e cila pritej të festohej në mënyrë më pak të hareshme për shkak të situatës pandemike.

Në mbledhjen e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli tha se ora policore do të vijojë të jetë e njëjtë. Ndërkohë është lënë dy javë kohë për të marrë një vendim i ri nëse do të lejohen apo grumbullimet e njerëzve. Deklarata nënkupton se nuk do të lejohen festimet, madje as ato për Ditën e Verës në Elbasan dhe në qytete të tjera të vendit, këtë të diel.

Kështu që Dita e Verës edhe sivjet do të festohet në familje ose piknik. Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Vesa Liço tha se do ketë organizime të vogla, por nuk do lejohen grumbullime

“Ishte një vit i vështirë për të gjithë botën. Gjithsesi, stina e pranverës është më e fortë se gjithçka. Ajo do vijë pavarësisht shqetësimeve dhe ďhimbjeve tona dhe është e drejtë që ta përkujtojmë dhe ta gëzojmë. Kemi menduar sivjet të realizojmë një dekor në rrugët dhe sheshet kryesore, në parqet kryesore të qytetit. Kemi realizuar një dekor me simbolin e pranverës që është lulja.

Gjithashtu, kemi përzgjedhur disa aktivitete që nuk cenojnë protokollin anti-Covid. Parësor është shëndeti. Bashkia Elbasan i bën thirrje çdo qytetari të vërë parësor shëndetin dhe Ditën e Verës ta festojë gjithsecili në vatrat e tyre familjare”, bëri të ditur ajo.