Thursday , April 22 2021

Bora Zemani nxjerr të palarat e konkurrentëve, tregon pakënaqësitë që ka ndaj tyre

Moderatorja Bora Zemani së fundmi ka zbuluar disa të pathëna për konkurrentët e ‘Përputhen’ teksa ishte e ftuar në emisionin “Dilema sociale”. “Fjala vjen, pa përmendur emra, nëse do ishe në vend të Arjan Konomit, çfarë do i thoje kujt?”, e pyeti moderatori, referuar konkurrentëve.

Bora, ndër të tjera tregoi se shumë prej tyre kanë mungesë etike në të folur dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit si dhe ndaj Arjan Konomit.

 “Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, ndoshta ndonjëherë ndaj Arjanit kur kanë debate të forta që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është moshë më e madhe se ta dhe respekti duhet absolutisht në këtë rast.

Kanë dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën se si flasin. Kanë një mungesë etike…nuk e di”, u përgjigj moderatorja.