Tuesday , April 20 2021

Një tjetër kércënim/ Zbulohet virusi i ri te lakuriqët e natës, është pothuajse identik me Covid-19

Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një virus te lakuriqët e natës, që është 94.5% i ngjashëm me Covid-19. Sipas tyre, gjetjet përforcojnë rëndësinë e gjurmimit të viruseve të transmetuara nga kafshët te njerëzit. Shkencëtarët kanë parashikuar më parë se mund të përballemi me emergjenca shëndetësore ose pandemi të shkaktuar nga sëmundja ‘zoonotike’ çdo 5 vite.

Lakuriqët e natës janë mbartës të një game të gjerë virusesh, që mund të shkaktojnë sëmundje të rënda te njerëzit. I fundit i identifikuar, i quajtur RpYN06, ka pothuajse të njëjtin material gjenetik si SARS-CoV-2 që shkakton koronavirusin, shkruan TheSun.