Thursday , August 5 2021

Baba i një fëmije 2 vjeçar – Koronavirusi i merr jetën 32 vjeçarit në Belsh (EMRI)

Një tjetër i ri ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se një 32-vjeçar i shtruar te “Shefqet Ndroqi” pas infektimit me koronavirus, ka humbur jetën. Alban Hidri, 32 vjeç, babai i një fëmije 2 vjeç, ndodhej në intubim prej një jave. Ai ishte i angazhuar në politikë, dhe aktualisht ishte kryetar i grupseksionit të të rinjve të PD në Belsh.

“Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19.

Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruan FRPD e Belshit, në një reagim në rrjetet scoiale./mapo