Monday , April 19 2021

Shtetet e mëdha e ndaluan/ A është e sigurt vaksina AstraZeneca? Silva Bino jep përgjigjen e prerë

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino ka bër ënjë koment lidhur me vaksinën AstraZeneca. Ajo theksoi se vaksina është shumë efektive dhe e sigurt për tu injektuar. Sipas Binos disa shtetet si Italia, Franca e kthyen vendimin e tyre për vaksinën, e cila rekomandohet për personat mbi 18 vjeç, pasi janë kryer studime që faktojnë sigurinë e AstraZeneca.

‘Është një vaksinë tepër efektive. Janë kryer vlerësime edhe në botën reale si në Angli edhe në Skoci, të cilat kanë treguar efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës pas provave klinike.Provat klinike treguan që kjo vaksinë është efikase edhe në grupmoshën mbi 55 vjeç. Kjo është arsyeja pse Komiteti i Ekspertëve në Gjermani, Itali dhe në Francë e kthyen vendimin e tyre dhe vaksina rekomandohet 18 vjeç e lart’- thote Bino.